Site icon Telegrafi

Në ditët e fundit të shtatzënisë, Xhensila publikon imazhe me barkun e rrumbullakosur

Foto: Xhensila Myrtezaj/Instagram

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj në vetëm pak ditë do të bëhet nënë për herë të parë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Bes Kallaku, do të mirëpresin një vajzë.

Përgjatë gjithë shtatzënisë, Xhensila ka qenë jo shumë aktive në tregun muzikor, duke iu përkushtuar tërësisht jetës private.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Së fundmi, ajo publikoi në rrjetin social një video të shkurtër, ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur.

Këngëtarja duket bukur dhe e lumtur, teksa mban duart te barku i saj.

“Çika çika” mban titullin bashkëpunimi i saj më i fundit me Ardian Bujupin, i cili është pritur mirë nga fansat e të dyve.

Pas lindjes, këngëtarja pritet të pauzojë për një kohë, duke iu përkushtuar kështu rritjes së vajzës. /Telegrafi/

Exit mobile version