Site icon Telegrafi

Në ditët e fundit të shtatzënisë, Genta Ismajli ekspozon barkun e rrumbullakosur

Genta Ismajli ka qëndruar larg angazhimeve profesionale për të iu përkushtuar jetës private dhe partnerit të saj.

Këngëtarja e njohur dhe i dashuri i saj, Huseyin Usta po bëhen prindër për herë të parë, teksa ditë më parë zbuluan gjininë e binjakëve.

Këngëtarja nga Gjilani përmes një ceremonia luksoze dhe video të publikuar në YouTube zbuloi se çifti po bëhen prindër të një djali dhe një vajze.

Foto: Genta Ismajli/Instagram

Ndërsa, edhe së fundmi Genta postoi disa imazhe në llogarinë e saj në Instagram ku numëron mbi 1.2 milion ndjekës.

Genta shihet e veshur në një bluzë të ngushtë dhe të brendshme me të njëjtën ngjyrë, duke vënë në pah barkun e rrumbullakosur.

Foto: Genta Ismajli/Instagram

Në nurin e shtatzënisë këngëtarja dukej në formë të mirë dhe plot shkëlqim.

Ndryshe, kujtojmë që kënga e fundit e Gentës është bashkëpunimi me reperin Fero “Level Up”. /Telegrafi/

Exit mobile version