Ka mbetur vetëm çështje ditësh kur Memphis Depay do t’i bashkohet Barcelonës.
Anësori holandez ka kohë që e kërkon kalimin te skuadra katalunase, derisa në këtë verë duket se do e realizojë dëshirën e tij.
Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, Depay ka vendosur t’i bashkohet si lojtar i lirë.
Kontrata e tij me Lyonin do të skadojë në fund të këtij muaji, e që Blaugranasit nuk do të paguajnë asnjë cent.
Përfaqësuesit e Depayt janë duke i kompletuar dokumentet së bashku me klubin nga La Liga, për të realizuar transferimin në ditët e ardhshme.
Konsiderohet se është vetëm çështje kohësh kur holandezi do të prezantohet në Camp Nou. /Telegrafi/
Memphis Depay has decided to join Barcelona – no doubt. Player’s camp optimistic and lawyers now checking contracts in order to complete the deal in the next few days. 🔴🔵 #FCB
It’s considered “a matter of final details and time”, then Memphis will join Barça. #Depay https://t.co/rJ5Nw9hku6
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 15, 2021