Telegrafi

Në ditën përkujtimore të masakrës, Duda Balje stampon simbolin e Srebrenicës në veshjen e saj në kuvend dhe e ndan atë me deputetë të tjerë

Duda Balje në Kuvendin e Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me një minutë heshtje në nderim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.

Deputetja nga radhët e komunitetit boshnjak në Kosovë, Duda Balje, ka marrë fjalën për të folur mbi krimin makabër të kryer nga forcat serbe para 28 viteve.

E njëjta në hyrje të Kuvendit të Kosovës bashkë me pjesëtarë të komunitetit të saj, kanë shpërndarë shalla me simbol e masakrës së Srebrenicës në hyrje të kuvendit.

Duda Balje në Kuvendin e Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Mu për këtë rast, Balje ishte kujdesur që një simbol i tillë të detajohej edhe në fustanin e saj, përkatësisht në pjesën e përparme.

Fustani i zi i deputetes i gjatë deri tek gjuri, karakterizohej me një dekolte të mbyllur, e cila ishte e dizajnuar me simbolin e masakrës në fjalë, përkatësisht me lulen e gjelbër dhe të bardhë.

Duda Balje në Kuvendin e Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ndryshe, gjenocidi i Srebrenicës ka ndodhur në korrik të vitit 1995 në Bosnje dhe Hercegovinë, ku u vranë më shumë se 8,000 boshnjakë myslimanë, kryesisht burra dhe djem të moshës 12 deri 77 vjet.

Duda Balje në Kuvendin e Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ajo njihet si masakra më e madhe e kryer që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. /Telegrafi/

Duda Balje në Kuvendin e Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

 

Duda Balje në Kuvendin e Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)