Presidentja Vjosa Osmani ka shkuar për një vizitë në klubin e Prishtinës, në kategori të femrave.
Arsyeja e kësaj vizite nga e para e vendit tonë ishte me rastin e ditë ndërkombëtare të vajzave.
Osmani përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në ‘Facebook’, bëri të ditur se vajzat përveç përballjeve të tyre ndaj ekipeve kundërshtare, duhet të luftojnë edhe ndaj stereotipeve në shoqëri.
Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë të Presidentes së Kosovës (pa ndërhyrje):
Vajzat në sport⚽️
Me rastin e ditës ndërkombëtare të vajzave, takuam klubin futbollistik të vajzave “Prishtina”.
Vajzat nëpër klubet e futbollit në shoqërinë tonë duhet të luftojnë jo vetëm kundër ekipeve të tjera në fushën e futbollit, por edhe kundër stereotipeve në shoqëri. Megjithatë, ato munden.
Pasioni i këtyre vajzave mund të kapërcejë edhe pengesat e tilla, sepse ato nuk dorëzohen kurrë.
Ato na dhanë mesazhin se për të arritur atë që do në jetë nuk mjafton vetëm talenti, por edhe guximi për ta kaluar çdo vështirësi dhe paragjykim.
Krenare me vajzat tona. ?? /Telegrafi/