Telegrafi

Në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve: Shitet topi i finales së Ligës së Kampionëve për një shifër të ‘çmendur’

Topi i përdorur në finalen e Liga e Kampionëve, mes Liverpool dhe Real Madrid, është shitur ditën e sotme në një ankand

Mësohet se shuma që është paguar për të marrë topin e garës më të madhe për klube në Evropë është rreth 28 mijë euro.

Kjo shumë do të shkojë për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

Lexo po ashtu Tashmë ka një "fajtor" për dështimin e Liverpoolit në finale të Ligës së Kampionëve - lëshimi i pozicionit për ta ndjekur nga pas Modricin

Ankandi është zhvilluar qëllimisht sot, në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve.

Në topin e finales së Ligës së Kampionëve është e shkruar edhe fjala “paqe” në gjuhën ukrainase.

Lexo po ashtu Ngriten polemika mbi golin triumfues të Viniciusit - a duhej të anulohej goli i brazilianit?

Topi u përdor vetëm në fillim të ndeshjes dhe u zëvendësua menjëherë.

Drejtori i ndeshjes i lëshoi edhe një certifikatë autenticiteti në ato momente. /Telegrafi/