Topi i përdorur në finalen e Liga e Kampionëve, mes Liverpool dhe Real Madrid, është shitur ditën e sotme në një ankand
Mësohet se shuma që është paguar për të marrë topin e garës më të madhe për klube në Evropë është rreth 28 mijë euro.
Kjo shumë do të shkojë për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.
Ankandi është zhvilluar qëllimisht sot, në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve.
Në topin e finales së Ligës së Kampionëve është e shkruar edhe fjala “paqe” në gjuhën ukrainase.
Topi u përdor vetëm në fillim të ndeshjes dhe u zëvendësua menjëherë.
Drejtori i ndeshjes i lëshoi edhe një certifikatë autenticiteti në ato momente. /Telegrafi/
UEFA Champions League final ball sells for £24,000 in Wellingborough https://t.co/h6VRnAUlSo
— BBC East (@BBCLookEast) June 20, 2022