Site icon Telegrafi

Në ditën ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta, Capital T viziton HANDIKOS-in

Foto: Capital T/Instagram

Reperi i njohur, Capital T, çdo herë e më shumë po vihet në shërbim të nevojave të komunitetit.

teksa javën e kaluar ishte thuajse konstant prezent në Shqipëri për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti, kësaj radhe ai ka vendosur të vizitojë një tjetër të veçantë.

Të mërkurën e 3 dhjetorit, atë që njihet si Dita ndërkombëtare e personave me nevoja të veçanta, Capital T vendosi të vizitojë organizatën jo-qeveritare HANDIKOS në Prishtinë.

Capital T në HANDIKOS (Foto: Capital T/Instagram)

Këtë gjë e bëri të ditur përmes disa fotografive nga vizita, të publikuara në rrjetin social Instagram.

Ai shkroi në mbishkrimin e imazheve se një vizitë më nga afër me personat e këtij komuniteti, e bëri që të përmbushet edhe më shumë gjatë kësaj dite.

“Kisha nderin dhe kënaqësinë që sot të jem bashkë me personat me aftësi të kufizuara, në shënimin e 3 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të tyre.
Me fëmijët dhe të rriturit realizuam fotografi dhe dëgjova hallet dhe kërkesat e tyre, për çka ka nevojë të bëhet shumëçka për ta në Kosovë.
Përshtypje më la ekspozita ‘Stick Up for WoW’, – Women on Wall, ku pashë piktura të mrekullueshme, të punuara nga duart e tyre.
Me këtë rast, unë e bleva një pikturë shumë të bukur, dhe ju ftoj edhe juve që të shkoni në HANDIKOS dhe t’i ndihmoni ata duke blerë pikturat e tyre. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për këtë pjesë të shoqërisë sonë”, ka shkruar Capital T në Instagram. /Telegrafi/

 

Exit mobile version