Sot (e hënë) mbarë botën po festohet Dita Ndërkombëtare e Gruas.
Njëra prej tyre është edhe artistja e njohur shqiptare, Anxhelina Hadërgjonaj, e cila tashmë ka pranuar edhe dhurata.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, derisa ofroi pamje nga dhurata.
Anxhelina ka pranuar një pikturë nga marka ‘Dior’, teksa mbishkrimi mori shumë vëmendje të fansave.
“Të gjitha ne duhet të jemi feministe”, shkruhej në pikturë.
Vlen të përmendet se artistja gëzon famë të bollshme, edhe tashmë pasi u rikthye në muzikë pas nëntë vitesh.
“No Drama” mban titullin projekti saj i fundit, teksa ka paralajmëruar edhe të tjera këngë në vazhdim. /Telegrafi/