Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Rita Ora, është një ambasadore e organizatës më të madhe në botë, UNICEF.
Ishte po kjo organizatë që e solli atë këtë vit në Kosovë, në muajin prill, ku me ç’rast edhe realizoi një dokumentar me vizitat e saj nëpër familjet e varfra në Kosovë.
Rita lobon vazhdimisht në të mirë të UNICEF-it si ambasadore e kësaj organizate.
Dhe sot (e mërkurë) me rastin e asaj që njihet si Dita Botërore e Fëmijëve, këngëtarja me prejardhje shqiptare nuk hezitoi që t’u bëjë një dedikim fansave më të dashur të saj fëmijë.
Ajo shpërndau një video nga aktivitetet e UNICEF-it në Facebook, në mbishkrimin e së cilës bënte thirrje për t’iu bashkuar donacionit që është hapur në emër të saj në këtë organizatë – para këto të cilat shkojnë për fëmijët në nevojë.
“Sot është Dita Botërore e Fëmijëve dhe jam krenare që jam bashkuar me UNICEF-in në Mbretërinë e Bashkuar për t’u bërë thirrje të gjithë liderëve të partisë që t’i japin fund vdekjeve të fëmijëve !! Bashkohu me mua”, ka shkruar ndër të tjerash Ora në Facebook.
Rita Ora përndryshe aktualisht është e angazhuar për një rol filmik në filmin “Twist”, që do të publikohet së shpejti. /Telegrafi/