Telegrafi

Një ditë pasi klerikët serbë vizituan Kishën në Studenicë, një grua njofton policinë se është dëmtuar rrethoja e këtij kompleksi

Disa klerikë serbë kanë vizituar Kishën në fshatin Studenicë të Istogut të hënën e 4 marsit – duke ngjallur reagime të shumta.

Kryetari i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, e ka dënuar ashpër këtë vizitë, pasi siç ka thënë, qëllimi primar i tyre ishte përhapja e shumë të pavërtetave dhe nxitja e urrejtjes në Kosovë.

Lexo po ashtu Klerikët serbë vizituan Kishën në Studenicë të Istogut, Bekë Berisha thirrje qytetarëve: Mos bini pre e provokimeve

E Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se një grua përmes telefonit është ankuar një ditë pas kësaj vizite se është dëmtuar rrethoja e këtij kompleksi kishtar.

“Fsh. Studenicë, Istog 05/06.03.2024 NN. Dëshmitarja femër kosovare përmes telefonit ka njoftuar se është dëmtuar rrethoja e këtij kompleksit kishtar”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes bëhet e ditur se kanë dalë njësitet policore, të cilët kanë iniciuar rastin si “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Nuk raportohet për të dyshuar, ndërsa rasti duke u hetuar.

Nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë kanë konfirmuar për Telegrafin se dëmet në rrethojat e kompleksit, në të cilin komuna kishte investuar mijëra euro, janë të mëdha. /Telegrafi/