Reperi i njohur shqiptar, Gjiko, ka realizuar një tatuazh të ri në trupin e tij.
Ai vedosi që pikërisht në ditën e Shën Valentinit të realizojë një tatuazh, dedikuar familjes së tij.
Reperi nga Peja ndau me ndjekësit në InstaStory disa imazhe gjatë kohës sa po realizonte tatuazhin e tij në këmbë.
Më vonë, ai prezantoi tërësisht tatuazhin, i cili duket të jetë një vizatim i animuar i tre anëtarëve të familjes së tij: Gjiko, Elita dhe djali i tyre i vogël, Zëri.
Tatuazhi është pëlqyer nga fansat e tij, duke e cilësuar si një portret shumë të veçantë të familjes.
Po në ditën e Shën Valentinit, çifti Gjiko dhe Elita ndanë me fansat e tyre një fotografi shumë të ëmbël, ku shfaqeshin duke i dhënë puthje njëri-tjetrit, teksa mbanin në krah djalin e tyre. /Telegrafi/