Site icon Telegrafi

Në ditën e gruas, Mariza Ikonomi u bën një apel të veçantë meshkujve

Sot (e enjte) në të gjithë botën është kremtuar festa e gruas.

Njerëz nga e gjithë bota kanë uruar nënat, të dashurat apo bashkëshortet e tyre për këtë festë.

Këngëtarja e njohur Mariza Ikonomi ka vendosur që në një ditë si kjo, përveç urimit për femrat, të bëjë edhe një apel interesant për meshkujt.

Lexo po ashtu Dhurata, përqafime e dedikime speciale: Yjet urojnë nënat dhe bashkëshortet e tyre për festën e 8 marsit

“Sot është dita e gruas, por në një ditë kaq të veçantë dua t’i bëj një apel të gjithë meshkujve: Nëse doni të jetoni një jetë të lumtur, bëni të lumtur gruan tuaj dhe lumturia do të iu përgjigjet”, ka shkruar këngëtarja Ikonomi.

Ndryshe, ajo vazhdon të jetë e angazhuar në projekte të ndryshme, ku njëri ndër ta është edhe emisioni “Me Marizën”, të cilin ajo e udhëheq.

Ndërkohë, paraqitja e saj e fundit ishte në Festivalin e Këngës në RTSH, me këngën “Unë”, ku pati një paraqitje mjaft të suksesshme. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=-SlAaXopFlA

Exit mobile version