Site icon Telegrafi

Në ditën e falënderimeve, Afërdita Dreshaj pozon me bashkëshortin me duart te barku i rrumbullakosur: Ekstra mirënjohëse këtë vit

Foto: Afërdita Dreshaj/Instagram

Sot (e premte) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kremtohet ajo që në të gjithë botën njihet si Dita e Falënderimeve.

Njerëz nga mbarë bota organizojnë darka të ndryshme për të ftuar njerëzit e tyre më të dashur, dhe për të shprehur falënderimet edhe për një vit tjetër të mbarë.

Afërdita e cila prej vitesh jeton në kontinentin amerikan, duket se është familjarizuar mjaft mirë me traditën e kësaj feste.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Ajo publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqej krah bashkëshortit të saj, Jakub, i cili po mbante duart në barkun e rrumbullakosur të këngëtares.

Dreshaj, e cila ndodhet në muajin e shtatë të shtatzënisë, duket se ka më shumë arsye për t’u ndjerë falënderuese këtë vit, që i dha asaj ndjenjën e pritjes së ëmbël, dhe këtë ajo e bëri të ditur edhe në përshkrimin e fotografisë.

“Ekstra falënderuese këtë vit. Urime ditën e falënderimeve”, shkroi Afërdita në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa shfaqej e lumtur krah bashkëshortit.

Pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve kanë qenë të shumta, me shumicën prej të cilëve i kanë dëshiruar bukuroshes një ardhje të qetë në jetë të djalit. /Telegrafi/

Exit mobile version