Site icon Telegrafi

Në ditën e dytë të punës si kryetar i ri i New Yorkut, Erica Adams rrugëtimin e tij drejt zyrës e nis me biçikletë

Eric Adams i cili në natën e ndërrimit të moteve u betua si kryetari i ri i New Yorkut, është parë duke shkuar në punë me një biçikletë.

Fotografia e postuar në Twitter, shfaq Adamsin me helmetë në kokë duke ngarë biçikletën rrugës për në zyrën e tij, transmeton Telegrafi.

Ai është zotuar se do ta ruaj ambientin, dhe për këtë do të “instalojë një shteg të mbrojtur për çiklistë që do të shtrihet në 300 milje përgjatë qytetit.

Ai fillimisht gjysmën e rrugës e bëri me metro, ku më pas rrugëtimin e tij e vazhdoi me biçikletë.

Gjatë rrugës vëzhgonte nëse gjithçka ishte në rregull – kjo ndoshta pasi për 30 vite ishte polic dhe i ka mbetur shprehi që të sigurohet se nuk do të ketë probleme në rrugë. /Telegrafi/

Exit mobile version