Telegrafi

Në ditën e Çlirimit të Gjakovës, Yllka Kuqi kujton shoqen e ndjerë që nuk e shijoi lirinë pas luftës

Foto: Yllka Kuqi/Instagram

Sot (e enjte) në komunën e Gjakovës është shënuar Dita e Çlirimit.

Kjo ditë shënohet për të kujtuar 14 qershorin e vitit 1999, kur ky qytet përfundimisht u çlirua nga forcat serbe në përfundimin e luftës në Kosovë.

Lexo po ashtu Sot ditë pushimi në Gjakovë (Dokument)

Këtë datë e kujtojnë qytetarë të shumtë nga Gjakova, e ndër ta edhe figurat publike.

Këngëtarja Yllka Kuqi thotë se sa herë e kujton kjo datë mallëngjehet, duke kujtuar një nga mikeshat e saj më të mira, e cila nuk ka pasur rastin ta shijojë këtë ditë.

Në një fotografi të publikuar në Instagram, Yllka prezanton për fansat një foto të realizuar gjatë luftës, ku shfaqet krah shoqes së ndjerë.

“Urime Dita e Çlirimit Gjakovë ! Kjo dite per mua dhe per shume te tjere vjen me ndjenja te gezimit e dhimbjes bashke…Sot kam mall per shoqen me t’mire qe nuk e jetoj kete dite e as ditet tjera pas.. e kujtoj e ia dedikoj festen asaj…My bff Yllka Domi” (sic.), shkruan këngëtarja Kuqi në Instagram.

E njëjta ka paralajmëruar se pas disa javësh do të sjellë një bashkëpunim të ri me reperin Gold AG. /Telegrafi/