Telegrafi

Në Ditën e Çlirimit, Gjakova nderon 180 personalitete

Në vigjilje të Ditës së Çlirimit, Komuna e Gjakovës do të ndajë mirënjohje për 180 personalitete me prejardhje nga ky qytet, kontributi i të cilëve është shtrirë në nivel vendi por edhe jashtë kufijve të Kosovës.

Kjo ngjarje është një nga aktivitetet për shënimin e 20-vjetorit të çlirimit të Gjakovës.

Gjatë ditës së sotme është paraparë edhe inaugurimi i fushës sintetike të futbollit në Shkugëz dhe themelimi i Akademisë së Futbollit “Naim Kryeziu”.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë edhe ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Ndërsa, prej orës 18:30 do të mbahet koncert i Ansamblit Muzikor të Qytetit në shkollën e muzikës “Prenk Jakova”. /KP/Telegrafi/