Site icon Telegrafi

Në ditën e 25-të të karantinës, Era Istrefi sjell imazhe atraktive para pasqyrës

Foto: Era Istrefi/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ashtu si shumë kolegë të saj ka pezulluar të gjitha aktivitetet muzikore shkaku i coronavirusit.

Ajo ndërkohë vazhdon të jetë herë pas here aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, Era vendosi që në ditën e 25-të të karantinës të publikojë disa fotografi mjaft atraktive për ndjekësit në rrjetin social Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Teksa realizoi disa ‘selfie’ para pasqyrës, këngëtarja nuk hezitoi të vërë në pah linjat atraktive trupore.

“Karantinë, dita e 25-të. Çfarë keni bërë ju të gjithë?”, shkroi Era në mbishkrimin e fotografisë.

Istrefi përndryshe është duke shijuar suksesin e bashkëpunimit të saj më të fundit, me Ilkay Sencan dhe Arash.

Kënga e titulluar “No Maybes” është pritur shumë mirë nga fansat, teksa Era ka paralajmëruar se do të vazhdojë të sjellë këngë për rrafshin ndërkombëtar. /Telegrafi/

Exit mobile version