Sot, 24 Mars shënohet “Dita Botërore Tuberkulozit”, dhe për këtë Ministria e Shëndetësisë (MSh), përmes një njoftimi ka bërë të ditur se kjo sëmundje është e shërueshme.
PO ashtu MSh ju ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë simptoma si kollë, temperaturë, djersitje e humbje në peshë, të lajmërohen tek mjeku.
“Diagnostikimi i tuberkulozit është falas. Nëse keni kollë, temperaturë, djersitje e humbje në peshë-lajmërohuni te mjeku juaj! Barnat për shërimin e Tuberkulozit janë falas. Tuberkulozi shërohet. PO! Së bashku mund t’i japim fund Tuberkulozit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/