Labinot Tahiri e ka festuar ditëlindjen e tij të 38-të dhe me këtë rast ka bërë një postim në rrjetet sociale.
Postimin e tij në Facebook, ai e ka titulluar: “38 vite jetë”.
“Sonte po i vazhdoj t’i shijoj me ju 38 vite jetë. Ditëlindja ime, është vetëm një vit më shumë sa për të vazhduar shërbimin tim ndaj familjes, shoqërisë dhe njerëzve që thërrasin emrin tim!”.
“Faleminderit për të gjitha, për përkrahjen në sferën e muzikës, e në shumë sfera të tjera në të mirë të shoqërisë sonë dhe njerëzve që iu gjendëm në ditët e vështira”.
“Kjo jetë vlen shumë, vlen sa për të dhuruar një respekt dhe një fjalë të mirë”.
“Ju jam mirënjohës për jetë. Do të vazhdoj të mbetëm edhe për vitet tjera, vetëm një shërbëtor, asgjë më shumë”, ka shkruar Labi.
Krahas të qenit këngëtar shumë i pëlqyer dhe angazhimit të tij në aktivitetet humanitare, Tahiri së fundmi është angazhuar edhe në politikë.
Ai është deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AKR-së. /Telegrafi/