Telegrafi

Në ditëlindjen e tij, Engel merr dhuratë librin me biografinë e Thaçit (Foto)

Miku i madh i Kosovës, kongresisti amerikan, Eliot Engel, i cili po qëndron në Kosovë për nder të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, sot i ka mbushur 71 vjet.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Kosovës, Hashim Thai, përmes postimit në Facebook, i cili i ka dhuruar atij një libër që flet për biografinë e tij.

Postimi i Thaçit:

“Miku im dhe i shtetit të Kosovës, kongresmeni Eliot Engel, sot mbushi 71 vjet. Ditëlindjen e tij ai e festoi me Kosovën, duke na u bashkuar në festën e jubileut të pavarësisë. I uroj jetë të gjatë, me shumë gëzime dhe me shumë miq”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/