Këngëtarja Yllka Kuqi feston ditëlindjen e saj, ndërsa për ndjekësit në rrjetet sociale ka publikuar një fotografi nga fëmijëria.
Në fotografi shihet këngëtarja kur ka qenë e vogël, ndërkohë që ka marrë urime të shumta për ditëlindjen e saj.
“Yllka e vogël sot u rrit u bo e madhe”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Ndër paraqitjet e saja të para ishte pjesëmarrja në “Zambaku i Prizrenit” ku u nderua me çmimin e parë. Më pas, ajo ka marrë pjesë në Polifest, ku po ashtu u nderua me çmimin kryesor.
Çmimin për vokalin më të mirë dhe melodia më e mirë e fitoi në Kënga Magjike në dy raste të ndara (2004 dhe 2006). Ku po ashtu edhe në vitin 2008 e fitoi çmimin për melodinë më të mirë.
Yllka vazhdon të sjellë materiale të reja muzikore që pranohen shumë mirë nga fansat e saj dhe njëherësh është aktive në mbrëmje muzikore.
“Fale” është projekti i fundit i këngëtares që është publikuar me videoklip.
XL Films e ka realizuar anën vizuale të kësaj kënge me muzikë të Anxhelo Kocit dhe Xhulio Milloshit.
Tekstin e ka shkruar Sergi Disha, ndërsa Florent Boshnjaku është kujdesur për orkestrimin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=wIlAV9_7AhQ