Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, publikoi të premten albumin e saj më të ri “Phoenix”.
Me tu publikuar, ky album zuri vend në të gjitha top listat amerikane dhe britanike, duke u shndërruar në një prej albumeve më të kërkuar të momentit.
Gjersa po shijon suksesin e këtij albumi, këngëtarja shqiptare festoi gjithashtu dje (e diel) ditëlindjen e saj të 28-të.
Urimet për të ishin të shumta, si nga familjarët, ashtu edhe nga miqtë dhe fansat e shumtë.
Në këtë datë përveç urimeve të shumta, u publikuan edhe imazhe të rralla nga fëmijëria e Ritës – fotografi të cilat publiku nuk i kishte parë më parë.
Një të tillë e kishte publikuar babai i këngëtares, Besnik Ora, në Instagram, ku shfaqej me Ritën në krah kur ajo ishte e vogël.
Në mbishkrimin e fotografisë, ai madje i kishte shkruar një urim edhe në shqip të bijës.
Ndërkohë, një fotografi tjetër të rrallë nga fëmijëria e saj e publikoi edhe vet Rita, duke treguar se si dukej kur ishte e vogël.
Me flokët kaçurrela dhe portretin e saj engjëllor, Rita lehtësisht mund të identifikohet, kjo për shkak se nuk ka ndryshuar shumë me kalimin e viteve. /Telegrafi/