Site icon Telegrafi

Në ditëlindjen e saj, Ryva Kajtazi konfirmon shtatzëninë përmes fotografive dhe një mesazhi emocionues

Ryva Kajtazi (Foto: Instagram/ryva_kajtazi_)

Ryva Kajtazi është në pritje të fëmijës së dytë dhe këtë e ka konfirmuar përmes disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale.

Këngëtarja ka bërë një set fotografik, në të cilin i shihet barku i fryrë dhe duket mjaft bukur.  

“Gëzimi i një nëne fillon kur një jetë e re i lulëzon nga brenda… kur një rrahje e vogël e zemrës dëgjohet për herë të parë dhe i kujton që nuk është kurrë vetëm”.

“Dhurata më e shtrenjtë për mua në ketë ditëlindje je ‘Ti’, pritja ime e ëmbël”, ka shkruar Ryva në përshkrimin e fotografive të shpërndara në rrjetet sociale.

Ndryshe, Ryva është nënë e një vajze, të cilën e ka pagëzuar Dorela. Ndërsa burimet e Telegrafit pranë këngëtares mësojnë se gjinia e fëmijës së dytë është djalë. /Telegrafi/

Exit mobile version