Site icon Telegrafi

Në ditëlindjen e 52-të, Jennifer Lopez befason me paraqitjet atraktive me bikini ndërsa pranon një puthje të zjarrtë nga i dashuri i saj

Ajo po feston ditën e saj të madhe me ata që i do më shumë.

Dhe Jennifer Lopez mori një puthje të zjarrtë nga Ben Affleck në fotografinë e parë zyrtare të çiftit të publikuar në Instagram të shtunën në mëngjes.

Këngëtarja dhe aktorja 52-vjeçare dukej thjesht e hijshme në bikini, ndërsa së bashku shijonin diellin në një jaht në Jug të Francës, shkruan DailyMail.

Lopez dukej e bujshme e veshur me një fustan të shkurtër.

Më pas ajo bëri një paraqitje me bikini, ku shfaqej mjaft tërheqëse në rroba banje të markës ‘Dolce & Gabbana’.

JLo i shtoi shkëlqim pamjes me një mori gjerdanësh të artë në qafën e saj.

Ajo i lidhi përsëri flokët e saj me ngjyrë karamel në një model simiteje, ndërsa kishte veshur një kapelë të gjerë.

Affleck, 48 vjeç, zgjodhi një këmishë blu për të festuar ditën e madhe të të dashurës së tij të re.

Dashuria sigurisht që ishte në ajër ndërsa Beni mbështolli në krahët e tij zonjën, e cila tashmë është 52-vjeçe.

Përveç dashurisë nga i dashtuo, Jennifer gjithashtu mori një urim të mirë në rrjetet sociale.

Rita Ora dhe Bebe Rexha ndanë me ndjekësit e tyre disa fotografi nga e kaluara, ku shfaqeshin në krahët e JLo-së, ndërsa në mbishkrimin e tyre e uruan me fjalët më të mira divën 52-vjeçare. /Telegrafi/

Exit mobile version