Site icon Telegrafi

Në ditëlindjen e 31-të, Ronela Hajati publikon fotografi të rralla nga fëmijëria e saj dhe uron veten: Kam punuar për këtë ditë

Foto: Ronela Hajati/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, feston sot (e mërkurë) ditëlindjen e saj të 31-të.

Urimet për të kanë qenë të shumta nga ana e miqve, familjarëve dhe kolegëve të saj, e në veçanti edhe nga fansat.

Në përvjetorin e 31-të të ditëlindjes, Hajati vendosi të publikojë për fansat disa fotografi mjaft interesante nga e kaluara.

Bëhet fjalë për disa imazhe të realizuara në fëmijërinë e saj, ku këngëtarja dukej shumë ndryshe dhe me sharmin e një fëmije të lezetshëm.

Në mbishkrimin e fotografive, Hajati shkruan se po uron veten për të arriturat e saj, pasi që sipas saj ka punuar shumë për këtë ditë.

“Gëzuar ditëlindjen Ronelë! Ti qe ke qenë gjithmonë e qeshur, qejflie (shishja me foton e dyte është bosh normalisht), një hap para (me demonstrim sërish në foto), që e do jetën pa fund, që do njerëzit me gjithë shpirt, muzikën, dashurinë, pozitivitetin! Kam punuar për këtë ditë prandaj po uroj veten! Të dua shumë Ron”, ka shkruar Ronela në Instagram.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë urimet që këngëtarja e njohur ka pranuar nga ndjekësit e saj në hapësirën për komente. /Telegrafi/

Exit mobile version