Site icon Telegrafi

Në ditëlindjen e 23-të, Mozzik publikon fotografinë e tij të parë që ka realizuar pas ardhjes në jetë

Foto: Mozzik/Instagram

Reperi i njohur Mozzik, sot (e shtunë) feston ditëlindjen e tij të 23-të.

Me këtë rast, ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.

Në një ditë si kjo, reperi ka vendosur që të publikojë një fotografi shumë të rrallë nga vegjëlia e tij.

Bëhet fjalë për një imazh të prindërve të tij së bashku me Mozzikun të realizuar pak kohë pasi ai kishte ardhur në jetë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
“]

Në mbishkrimin e fotografisë, reperi është bërë shumë emocional, duke bërë një dedikim të veçantë për ata që e sollën në jetë.

“Sapo mbusha 23 vite ! Zoti im i madh të jam falenderues për çdo frymëmarrje deri sot,e çdo të mirë në jetë që zuri vend,e do vazhdoj kshtu inshallah edhe shumë vite tjera . Faleminderit Familjës qe më dhanë “kohë” e jo rrahje/dajak që ti bëj krenar me punën time . Faleminderit Gruaja ime për dashurinë e respektin,e sinqeriterin ndaj meje,që çdo ditë e më shumë vetëm po rritet. Shoqëri e dashur faleminderit për çdo të mirë që më afruat qfarë do që ka qenë..i’u jam falenderues. Fansa..ndihem i fyer t’iu çuaj fansa sepse vërtetë keni krijuar një vend të madh në zemren time,vërtetë jeni me mua në çfarë do lloj situate , faleminderit . Gëzuar për mua  #23 #urimeditëlindjenpërmu”, ka shkruar ai në Instagram. /Telegrafi/

Exit mobile version