Telegrafi

Në ditëlindjen e 18-të të vëllait, Mustafi kujton kohën kur u desh të largohej nga ai (Foto)

Vëllai i Shkodran Mustafit, Adriani, feston ditëlindjet e tij të 18-të dhe natyrisht se nuk ka mundur të mungojë urimi i vëllait të madh.

Qendërmbrojtësi i Arsenalit, i cili e përfaqëson Gjermaninë, ka publikuar një fotografi të përbashkët me vëllanë, të cilit i ka bërë një dhuratë, ndërsa imazhi është shoqëruar me një postim mjaft emocionues.

“Mbaj mend sa i lumtur isha më 11 qershor 1999 kur ti linde, vëllai im i vogël. Isha shumë i lumtur që më në fund kisha një vëlla. Fatkeqësisht, u largova nga shtëpia kur isha 14 vjeç dhe ti ishe vetëm shtatë vjeç”.

“Do të doja të të kisha parë duke u rritur çdo ditë, por edhe pse nuk isha në shtëpi, do të doja të të gjendesha pranë sa herë që të kishe nevojë për mua”.

“Tash je 18 vjeç dhe je një burrë i rritur, dhe më bën të lumtur kur të shoh sa krenar je duke e shikuar vëllanë e madh që po e jeton ëndrrën e tij. Shpresoj që edhe ti t’i jetosh ëndrrat tua!”.

“Të dua dhe ta uroj ditëlindjen dhe t’i uroj të gjitha të mirat Adrian Mustafi”, ka shkruar Shkodrani. /Telegrafi/