Telegrafi

Në disa poza të reja me bikini, Arta Nitaj tregon ngjyrën e marrë gjatë pushimeve të kaluara në jug të Shqipërisë

Foto: Arta Nitaj/Instagram

Modelja e njohur shqiptare, Arta Nitaj, ka qenë një ndër personazhet më të përfolur gjatë kësaj vere në media.

Videot e ndryshme në TikTok, imazhet provokuese nga plazhi dhe paraqitjet me bikini, ka bërë që bukuroshja me prejardhje nga Peja të jetë e shumë diskutuar në media.

Së fundmi, ajo publikoi disa imazhe të reja nga plazhi, ku shfaqet mjaft atraktive në bikini teksa tregon linjat trupore.

Foto: Arta Nitaj/Instagram

Një pjesë të madhe të verë, ‘Xhesika’ e hit-serialit “O Sa Mirë” e ka kaluar me pushime në jug të Shqipërisë.

Lexo po ashtu Arta Nitaj sërish në pushime, provokon me imazhet e fundit duke rivënë në pah vijën trupore

Falë pushimeve të shpeshta, modelja ka arritur që të marrë një ngjyrë perfektë të trupit – gjë edhe për të cilën është komplimentuar shumë nga fansat.

Foto: Arta Nitaj/Instagram

Arta ka qenë e përfshirë edhe në projekte televizive, ndërsa ende nuk ka bërë të ditur nëse do ta shohim sërish në ekran në sezonin e ri ./Telegrafi/