Site icon Telegrafi

Në Dibër dhe Qendrën Zhupa vendvotimet janë hapur në kohë

Në komunën Dibër dhe Qendër Zhupë të 43 vendvotimet janë hapur me kohë.

“Qendrat e votimit janë të hapura në orën shtatë. Në komunën e Dibrës votohet në 27 vendvotime, prej të cilave 22 në qytet, dy në fshatin Mogorcë dhe nga një në fshatrat Xhepishte, Kosovrasti i Poshtëm dhe i Epërm. Të drejtë vote kanë 19.334 votues, që është 123 zgjedhës më shumë krahasuar me ciklin e fundit zgjedhor, zgjedhjet vendore të tetorit 2021. Dje 29 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm kanë realizuar të drejtat e tyre civile”, tha Rilind Hasa, kryetar i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Dibër.

Sipas Nexhip Iljazi, kryetar i KKZ Qendër Zhupa, edhe vendvotimet në këtë komunë janë të hapura me kohë.

“Votohet në 16 vendvotime, 9 janë në Qendër Zhupa, nga një në vendbanimet Broshticë, Novak, Elenci, Breshtani, Pralenik, Kodxhadxhik, Dolgash. Dje 3 persona të sëmurë dhe të paaftë shfrytëzuan të drejtën e votës”, tha Iljazi./Telegrafi/

Exit mobile version