Site icon Telegrafi

Në dhomën e pritjes, në luftë me kancerin

Kur Victoria Mapplebeck u diagnostikua me kancerin e gjirit, vendosi të regjistrojë çdo veprim të ndërmarrë për shërimin e saj. Me një iPhone X, Mapplebeck xhironte momentet në sallat e pritjes, në operacion dhe kimioterapi, transmeton Telegrafi.

Dokumentari “Dhoma e pritjes” është ballafaqim me gjakun, djersën dhe lotët që vijnë nga lufta me kancerin. Ndërsa, në shtëpi, Mapplebeck xhironte të birin tinejxher dhe momentet e jetës familjare që merr kah tjetër përgjatë një viti jetese me sëmundjen e rëndë.

Mapplebeck ka dokumentuar sëmundjen sipas pikëpamjes së pacientit, duke hulumtuar gjërat që mundemi dhe nuk mundemi t’i kontrollojmë kur trupi jonë dështon.

Dokumentarin e përgatitur nga Guardian, mund ta shihni të plotë më poshtë. /Telegrafi/

Exit mobile version