Site icon Telegrafi

Në dhjetëvjetorin e golit ikonik, City do ta zbulojë statujën e Sergio Agueros

(Foto: Twitter/Manchester City/Getty/PA)

Manchester City ka konfirmuar se statuja e Sergio Agueros do të zbulohet muajin e ardhshëm, në dhjetëvjetorin e golit fitues të titullit, të realizuar ndaj QPR-së.

Golashënuesi më i mirë në histori të Citizens realizoi në minutat shtesë në Etihad Stadium për ta fituar titullin e Ligës Premier në sezonin 2011/2012 duke ia rrëmbyer Manchester Unitedit.

Zbulimi i statujës së argjentinasit së bashku me skulpturat e bashkëlojtarëve Vincent Kompany dhe David Silva, do të jetë në qendër të festimeve më 13 maj për të shënuar atë triumf historik prej 3-2.

Klubi do të organizojë gjithashtu një eveniment për 2.000 tifozë, ku do të jenë të pranishëm anëtarë të ndryshëm të skuadrës fituese të titullit, përfshirë Agueron.

Lexo po ashtu Jeta pas futbollit, Aguero: E ndjej që zemra nuk më punon si duhet, mbetem pa frymë kur përpiqem të vrapoj

33-vjeçari u largua nga City në verën e kaluar pas 260 golash të realizuar dhe pesë titujsh të Ligës Premier të fituar për një dekadë. Ai iu bashkua Barcelonës, mirëpo u pensionua në dhjetor si pasojë e problemeve shëndetësore. /Telegrafi/

Exit mobile version