Site icon Telegrafi

Në det me familjen, imazhet janë dëshmi pse ka rezultuar e suksesshme (Foto)

Është një nga modelet më të famshme në botë dhe Alessandra Ambrosio, gjatë një dite familjare në plazhin e Ibizas, tregoi se pse ka pasur kaq shumë sukses në karrierë.

35-vjeçarja tregoi trupin duke u larë në det, së bashku me të fejuarin Jamie Mazur dhe dy fëmijët e saj, transmeton Top Channel.

Kohët e fundit, në një intervistë për Cosmopolitan, braziliania tregoi sekretin e marrëdhënies së lumtur me partnerin e saj, me të cilin qe tetë vite është e fejuar.

“Udhëtoj gjatë gjithë kohës. Mendoj se kjo më bën që ta mbaj gjallë shkëndijën. Nuk më pëlqen të rri në shtëpi. Edhe pse kemi fëmijë, mundohemi të gjejmë kohë për njëri-tjetrin”, ka thënë modelja.

Exit mobile version