Telegrafi

Në deklaratën e tij, Duka ironizoi me policinë dhe hetuesit: Këta janë të gjithë të zotë dhe të aftë, këtu nuk ngel krim pa u zbuluar

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar pas shpërthimit me eksploziv mbrëmjen e të hënës në hyrje të shtëpisë së tij në Durrës.

Ai tha se kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur autori ka vendosur dinamitin dhe ka treguar se në shtëpi ndodheshin djali dhe gruaja e tij, dhe se nuk ka lëndime në njerëz.

Kur është pyetur nëse ka ndikuar konflikti dhe skandali i audio-përgjimit që u publikua nga FSHF-ja, Duka tha se gjithçka ia lë në dorë drejtësisë dhe ironizoi policinë dhe hetuesit.

Lexo po ashtu Shpërthimi i madh te shtëpia e Armand Dukës, policia shqiptare jep detajet e para zyrtare

“Se di, nuk e kam idenë, shikoni sa policë dhe hetues i keni këtu, këta janë të gjithë të zotë dhe të aftë, dhe maksimumi deri nesër do ta bëjnë të ditur kush e ka vendosur. Këtu nuk ngel krim pa u zbuluar”, është shprehur ai mes tjerash, citon Abcnews.al.

Në momentin që u njoftua për shpërthimin, reagoi Erion Veliaj – i cili është në luftë të hapur me Dukën për garën në FSHF – duke e cilësoi ngjarjen si “film”, por kreu i FSHF-së, iu përgjigj “Ç’lidhje ka me filmat, Veliaj është mësuar me skenarë”.

Sot u zhvillua një betejë e fortë në distancë me akuza dhe kundër akuza mes FSHF-së dhe Erion Veliajt për zgjedhjet për kreun e ri të qeverisë së futbollit shqiptar që do të mbahen në 2 mars.