Si pjesë e Debateve Talk the Talk të organizuara nga programet e Universitetit të Londrës dhe LSE në Kolegjin Riinvest sot debatohet me kandidaten për Kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani.
Debati filloi me një prezantim të përgjithshëm të programit të partisë ku ndër të gjitha u përmenden 12 ministritë, rialokimi i buxhetit nga ndërtimi i rrugëve drejt fushës së shëndetësisë. Kandidatja për Kryeministër ndau përvojat e saja dhe vështirësitë që shpesh ndodhin në QKUK gjë e cila as nuk diskutohet të ndodhë në qeverinë e re.
Debati është duke vazhduar dhe studentët kanë mundësi te bashkëbisedojnë me Vjosën ku që nga tani janë parashtruar pyetje për mirëqenien e fëmijëve, fushën e bujqësisë, bashkëpunimin e kryeministres me presidentin, etj.
Debatin live mund ta ndiqni në faqen zyrtare të Kolegjit Riinvest. /Telegrafi/
Artiull i sponsorizuar