Site icon Telegrafi

Në debatin e ashpër me Gani Gërminë, Buci: Këtu ka më shumë gra se burra

Ylli Dervishi dhe Gani Gërmia kanë pasur një përplasje tjetër në mes vete në Big Brother VIP Kosova 2.

Teksa po qëndronin në oborr me konkurrentët e tjerë, prezantuesi e gazetari i ishte drejtuar Bucit nëse do të largohet para 28 nëntorit.

“A do me ndejt këtu për 28 nëntor, me vetbesim të huaj je”, i tha ai.

Foto: Screenshot/YouTube

Ylli në anën tjetër ia ktheu ashpër duke i thënë të çohet në këmbë kur flet me të.

“Çohu në këmbë, ec pak kur të flet me mua”, tha ai.

Lexo po ashtu Buci: Nëse nuk i pëlqej gruas time, unë do të dalë nga Big Brother

Visar Dërmaku (emri i vërtetë) vazhdoi: “Kom me të nxjerr jashtë. A po rri me burra hiç”.

Foto: Screenshot/YouTube

Buci ia ktheu sërish duke e përfshirë këtu edhe Santiana Malokun, me të cilën ruan raporte shumë të mira.

“Ka gra këtu më shumë se burra. Është më burrë se ti, Santi”, përfundon Dervishi.

Ata kanë nisur debatet me njëri-tjetrin që në fillim të këtij edicioni. /Telegrafi/


 

Exit mobile version