Site icon Telegrafi

Në “Debat Plus”, publikohet audio-incizimi mes Bedri Shabanit dhe Bogolub Janiceviqit, përgjegjës për masakrën e Reçakut

Edhe një audio-incizim tjetër është publikuar nga biseda e Bedri Shabanit i dyshuar për spiunazh. Kësaj here me përgjegjësin dhe urdhërdhënësin për kryerjen e Masakrës së Reçakut, Bogolub Janiceviq.

Ky audio-incizim u publikua ekskluzivisht në “Debat Plus”, ku dëgjohet Bedri Shabani teksa bisedon në telefon me Bogolub Janiceviqin.

Biseda e plotë e publikuar:

Bedri Shabani: Prit pak! Ky miku ynë a ka guxim që t’iu thotë? Ndoshta nuk mundet për shkak të punës?!

Bogoljub Janiceviq: Ai ka guxim

Bedri Shabani: A guxon ta thotë të vërtetën? Se sot njeriu nuk po mundet as të vërtetën ta thotë!

Bogoljub Janiceviq: Ai do tua thotë të gjithë që janë, gjithmonë ashtu ka folur.

Lexo po ashtu Dosja ndaj të dyshuarëve për spiunazh - 'Kanë udhëtuar shpesh në Serbi'

Bedri Shabani: E le t’iu thotë atëherë se, nuk ka dyshim se kjo është 100%, se ai dhe ( e censuruar)… kanë së paku 50 njerëz dhe që punojnë për të. Prandaj ka qenë. Prandaj ka qenë ( e censuruar)… e të gjitha! Më kupton?

Kjo pra! Fatkeqësi që shteti (i Serbisë) po vuan! Kjo pra! Vëlla, na duhet të mos flasim në telefon shumë, mos e dhëntë Zoti, por po të ma kapin kartelën e telefonit, do të behet belaja!

Bogolub Janiceviq: Po

Bedri Shabani: Të përshëndes shumë ty dhe familjen, Gjithë të mirat t’i uroj në jetë e atij mikut, thuaji që t’i rregulloj këto. Nëse jo, po i konvenon dikuj… e mbaroi! Më kupton?

Bogolub Janiceviq: Po

Bedri Shabani: Edhe këta “të huajt”.. Në vend se i gjithë shërbimi (BIA) të vrapojë aty ku po planifikojmë paraprakisht, po e sheh ku po vrapojnë pa lidhje! /Dukagjini/

Exit mobile version