Bisedimet e fundit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, me ndërmjetësimin e të dërguarit të OKB-së, Mattheë Nimetz, kanë shtuar optimizmin për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët për çështjen e emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në frymën e njëjtë pritet edhe takimi i drejtpërdrejtë i kryeministrave Alexis Tsipras e Zoran Zaev në Davos të Zvicrës, në kuadër të Forumit Ekonomik Botërorë.
Temë kryesore e bisedimeve do të jetë çështja e emrit dhe mbarvajtja e deritanishme e bisedimeve./Telegrafi/