Telegrafi

Në dashuri ka vend për tradhti, ndërsa e ka imagjinuar veten edhe si femër – përgjigjet e Fatos Kryeziut në 60 sekonda

Foto: Prive/YouTube

Në rubrikën e përjavshme “60 sekonda” të emisionit Prive, i ftuar këtë javë ka qenë aktori i njohur, Fatos Kryeziu.

I njohur për rolet e tij satirike, Kryeziu i njëjtë u tregua edhe në shumë prej përgjigjeve të intervistës së shkurtër.

Ai tregoi se është falënderues ndaj profesionit për të gjitha të mirat që ia ka dhënë në jetë.

I pyetur nëse në dashuri ka vend për tradhti, artisti befasoi me përgjigjen teksa tha se “prej ligjit të natyrës dhe të botës, ka vend për tradhti”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Tutje, ai tregoi se jep përshtypjen e të qenit dembel, ndërsa tregoi se shpenzimet për shtëpinë e tij të re shkuan deri në 180 mijë euro.

Një nga gjërat më të mira të karakterit të tij duket se është fakti se aktori gëzohet me gjëra të vogla, ndërsa pasion tha se i k veturat.

Në pyetjen më provokuese në fund të intervistës, nëse do dëshironte të ishte dikush tjetër në seks, Fatos Kryeziu u përgjigj duke thënë se: “jo, preferoj të jem ai që jam”. /Telegrafi/