Telegrafi

Në Cineplaxx tani edhe Liga e Kampionëve, 20 bileta falas për ndeshjen Barcelona – Chelsea

Jemi mësuar që në kinema të shohim premiera të filmave të ndryshme botërore.

Por, kësaj radhe kinemaja më e madhe në Kosovë, Cineplexx në bashkëpunim me rrjetin kabllor, Kujtesa kanë organizuar një befasi për shikuesit.

Në fakt, në ekranet e mëdha të saj, do të shfaqet ndeshja e dytë mes Barcelonës dhe Chelseat në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Organizatorët janë kujdesur që të ndajnë edhe njëzet bileta për adhuruesit e futbollit, por që janë disa kushte për të qenë fitues i biletave.

“Po i shpërndajmë 20 bileta EKSKLUZIVE për ta parë super-ndeshjen FC Barcelona – Chelsea Football Club në ekranin tonë gjigand, me zërim ‘Surround System’ që do t’ju dhurojë ndjenjën sikur të ishit në stadium!
Kushtet e lojës shpërblyese:
▪ ta bëni LIKE faqen Cineplexx Kosovo
▪ ta bëni TAG shokun/shoqen që do ta merrni me vete
▪ ta bëni SHARE ‘public’ këtë fotografi
10 fitues me nga 2 bileta i shpallim më 13 mars!”, shkruan në njoftimin e kinemasë.

Ndryshe, takimi mes këtyre dyja ekipeve do të zhvillohet të mërkurën në Nou Camp, dhe pritet të startojë në ora 20:45.

Kujtojmë se ndeshja e parë mes këtyre skuadrave ka përfunduar me rezultat të barabartë, 1-1. /Telegrafi/