Sara Kolami u gjend para sfidës së buxhetit duke u përgjigjur në disa nga pyetjet që Vëllai i Madh kishte për të.
Ajo dha disa përgjigje të sakta, ndonëse nuk ia qëlloi disa të tjera – përkundër se mundohej.
Aktorja nuk pati informacion se sa ulëse gjenden në teatrin antik të Butrintit, por u përgjigj se ku gjendet ura e Bosforit.
E pyetjes se “në cilin regjion gjendet Kruja”, Sara iu përgjigj gabimisht.
“Nëse dikush është nga Kruja i bie malësor, në jug nuk është”, theksoi ajo.
Në ndërkohë, Kruja është një qytet dhe bashki në Shqipërinë qendër-veriore, mes malit të Sari Salltikut dhe lumit Ishëm – vetëm 20 km në veri të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës.
Edhe konkurrentët e tjerë bënë disa huqje në lidhje me pyetjet e Vëllait të Madh. /Telegrafi/