Site icon Telegrafi

Në çfarë niveli kanë ardhur raportet mes Noizyt dhe Dafinës (Foto/Video)

Dikur, përpos që nuk flisnin si një gjë e rëndomtë mes personave të caktuar në estradë, njëri-tjetrin e kishin vendosur edhe në target të ‘diss-ave’ muzikorë.

Reperi nga Shqipëria, Rigels Rajku, në një prej këngëve të tij, me disa rreshta supozohej se fyente rëndë këngëtaren Dafina Zeqiri. Por, me kalimin e viteve, inatet u shkrinë dhe raportet fatmirësisht morën një kah krejtësisht ndryshe, transmeton Prive.

Dyshja madje vitin e kaluar performuan disa muaj më parë bashkë në Tiranë kurse tash, relacioni ka mbërritur në pikën e promovimit të projekteve të njëri-tjetrit.

Noizy e ka quajtur ‘zjarr’ këngën e re në profilin e tij në Instagram kurse në replikë Dafina ka shkruar: “Faleminderit DASHURI. E vlerësoj me të vërtetë”.

https://youtu.be/F9gL7wDWlD8

Exit mobile version