Telegrafi

Në burgun ku po qëndron Ronaldinho – po zhvillohet një garë futsalli

Në burgun ku po qëndron Ronaldinho është duke u mbajtur një garë në futsall.

Ish-fituesi i Topit të Artë është arrestuar në javën e kaluar duke tentuar të futej në Paraguai me një pasaportë false, derisa të njëjtën gjë e kishte bërë edhe vëllai dhe agjenti i tij Roberto de Assis Moreira.

Dokumentin që ata kishin shfaqur para autoriteteve ishte i rremë, e që menjëherë janë prangosur, për t’u dërguar më pas në burg – aty ku mund të qëndrojnë për gjashtë muaj.

Sa për ironi të fatit, në burgun ku po qëndron ish-lojtari i Barcelonës dhe Milanit po organizon një garë në futsall.

Gazeta paraguaiane Extra raporton se ajo garë zhvillohet dy herë brenda vitit, derisa organizohet me rreth dhjetë skuadra me të burgosurit.

Lexo po ashtu Jo vetëm për pasaportën false – Ronaldinho akuzohet edhe për disa krime tjera të paspecifikuara

Në burg shpresojnë që Ronaldinho të bëhet pjesë e kësaj gare ose të paktën t’i shikojë ata se si luajnë aty.

Në Paraguai, bëhet e ditur se hetimet vazhdojnë deri në gjashtë muaj e që legjenda braziliane mund të kalojë atë kohë në burg, por me një kujdes të shtuar ndaj tij. /Telegrafi/