Site icon Telegrafi

Në burgun e Prizrenit vdes Astrit Dehari i Lëvizjes Vetëvendosje

Në burgun e Prizrenit ka ndërruar jetë aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Lajmin për Telegrafin e kanë konfirmuar burimet e Telegrafit nga Ministria e Drejtësisë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Astrit Deharit dhe vdekjes së tij tragjike

Lajmin e ka konfirmuar edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës, i cili përmes një kumtese njofton opinionin se “sot, më 05.11.2016, në rrethana ende të pasqaruara, i paraburgosuri A.D. ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit”.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, në bashkëpunim me institucionet tjera përgjegjëse së shpejti do të japin raport për rrethanat dhe detajet e këtij akti tragjik. I pandehuri A.D. ishte në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale nga neni 136, par. 1, lidhur me nenin 135, par. 1, nënpar. 1.7 të KPRK-së dhe dyshim i bazuar për veprën penale neni 374 par. 1 të KPRK”, thuhet në njoftim.

Për detajet tjera ju njoftojmë në vazhdim. /Telegrafi/

Lexo po ashtu VV: 67 ditë padrejtësi ndaj Astrit Deharit
Lexo po ashtu VV: Vazhdimi i paraburgimit ndaj aktivistëve, vendim totalitar
Lexo po ashtu Dehari: Nëse ne nuk e ndërtojmë shtetin tonë, kush duhet ta bëjë (Video)
Exit mobile version