Komisioni për politikë të jashtme i parlamentit gjerman, në seancën e 70-të me radhë që do të mbahet sot, do të diskutohet për Maqedoninë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Korrespondenti i AIM-së nga Gjermania bën të ditur se ky komision fillimisht do të diskutojë për Afrikën, marrëdhëniet gjermano-turke, më pastaj për Maqedoninë, por do të diskutojë edhe për Rusinë, Kosovën, Libanin dhe tema tjera.
Herën e fundit në Bundestag u fol për Maqedoninë, në marsin e vitit të kaluar, kurse diskutimet nuk janë publike./Telegrafi/