Në tokat pjellore të pjesës perëndimore të Britanisë janë mbledhur më shumë se 16o mijë tonë molla. Gjithë kjo punë është fituar si rezultat i metodave të ndryshme bujqësore.
Adam Powell është fermer. Ai tregon se puna në këtë vend ka filluar që 50 vite më parë, transmeton RTV Dukagjini. “Pjesë e mbjellës në këto fusha kanë qenë lloje të ndryshme të pemëve. Mirëpo asnjëherë nuk kemi qenë të kënaqur me sasinë që e fitonim çdo vit, kështu që vendosem të koncentrohemi vetëm në molla”, ka theksuar ai.
Sipas tij, gjithë sasia e mollëve është mbledhur nga qindra punëtor dhe puna ka zgjatur më shumë se katër muaj. Të gjitha janë dërguar në fabrikë ku janë kryer proceset e nevojshme deri te paketimi i tyre. Procesi përfundimtarë ka qenë shpërndarja ne vendet që ishin të destinuara për eksport.
Supozohet që shija e tyre është më e ëmbla që ka mundur të mbillet ndonjëherë dhe gjithë kjo ka qenë si rezultat i kërkesës së konsumatorëve britanik, transmeton RTV Dukagjini.
Adam ka zgjeruar punën duke mbjellur rreth 130 lloje të mollëve. Besohet që kultivimi i tyre nuk është vetëm rezultat i motit, por edhe i përdorimit të teknologjisë gjatë prodhimit, duke shtuar se është janë krenar për punën e bërë./RTV Dukagjini/Telegrafi/