Site icon Telegrafi

Në Big Brother VIP Albania 4 hyn një banor nga Prishtina

Foto: Screenshot/YouTube

Një banor nga Prishtina i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Bëhet fjalë për Gramos Bajçinovcin, i cili me profesion është kameraman.

Ai hyri me banorët e tjerë të cilët nuk bëjnë pjesë te VIP, por që dy prej tyre që kanë vota më shumë pritet të futen më pas në shtëpi.

Foto: Screenshot/YouTube

Në klipin prezantues ai tha: “Unë jam Gramos Bajçinovci, jam nga Prishtina, 33-vjeçar. Me profesion jam operator dhe punoj që 14 vite në televizionet e Kosovës. Gjatë karrierës time si operator më ka ra me xhiru gjithçka”.

Lexo po ashtu G Bani shpreh ndjesë dhe kërkoi të lërë shtëpinë pas veprimit ndaj Valbona Mhillit

Tutje theksoi: “Vështirësia më e madhe në jetën time ka qenë kur kam vendosur të marrë rrugën ilegal për në Gjermani dhe kam qenë vetë. Ka qenë një nga sfidat më të mëdha që më ka ndodhur ndonjëherë. Pjesa tjetër ka qenë gjithçka ilegale, duke kaluar kufijtë në të zezë, maleve. Vdes edhe nuk harroj asnjëherë”.

Foto: Screenshot/YouTube

“Big Brother jam i sigurt se do të mi hap dyert e jetës, patjetër që kur je pjesë e një platformë kaq të ndjekur njerëzit të shohin dhe bëhesh automatikisht fytyrë publike”, tha ndër tjerash konkurrenti.

Gramosi trazoi ujërat menjëherë në Big Brother, pasi filloi me debate e kunja me të tjerët. /Telegrafi/

Exit mobile version