Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë për herë të parë në godinën e Bashkisë së Shkodrës, ku shprehja që e mirëpriti ishte: Je komunisti i parë që hyn në Bashkinë e këtij qyteti.
Por, për Ramën kjo nuk është e vërtetë pasi i pari komunist që e ka vizituar është sipas tij Sali Berisha.
“Në fakt edhe po të isha komunist do isha i dyti se, i pari ka hyrë Saliu”, tha Rama gjatë ceremonisë së anëtarësimeve të reja në PS-në e Shkodrës.
Shefi i mazhorancës tregoi se kishte pasur edhe një takim me kryetaren e Bashkisë, Voltana Ademi, ndërsa shtoi se ajo që i la shije të keqe nga biseda me të ishte “Qeveria e ka diskriminuar Shkodrën”.
“Nëse diskriminim quhet të investosh mbi 15 milionë euro…”, tha Rama duke ironizuar.