Një person është arrestuar pasi që në bashkëveprim me një të dyshuar tjetër të mitur duke e sulmuar thikë kanë tentuar t’ia marrin një personi tjetër çantën me para.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 15:20, në Prizren.
Po ashtu në raport thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Më 06.11.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në bashkëveprim me një të dyshuar tjetër të mitur, duke e sulmuar me thikë kanë tentuar t’ia marrin viktimës mashkull kosovar çantën me para. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/