Telegrafi

Në Basel pritet të ketë një numër të madh të shqiptarëve

Kosova sot luan ndaj Zvicrës në kuadër të ndeshjes së nëntë të fazës së grupeve për eliminatoret e Euro 2024.

Dardanët kanë gjasa të paktë për tu kualifikuar, pasi duhen dy fitore në dy ndeshjet e ardhshme dhe të pres që Rumania ta mposht Zvicrën.

Por kjo nuk i ka penguar shqiptarët që të pushtojnë hapësirat rreth stadiumit të Baselit, kur ka edhe disa orë para se të fillojë takimi.

Gazetari i Telegrafit, Betim Zeqiri, gjendet në Basel për të përcjell nga afër ndeshjen dhe në foto e dërguar nga ai, tregohet fakti se shqiptarët vetëm sa kanë filluar të afrohen rreth stadiumit.

Ka gjasa që në stadium sot të ketë më shumë tifozë me Kosovën se sa me Zvicrën. /Telegrafi/